STRATEGJIA DHE ANGAZHIMET

Ne punojmë të angazhuar me objektivën për të zvogëluar sa më shumë ndikimet mjedisore nga aktivitetet që ne zhvillojmë dhe me fokusin për të përmirësuar zgjidhjet tona inxhinierike për qëndrueshmëri mjedisore.

AlbStar tregon ndjeshmëri duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e komunitetit lokal, mbrojtjen e mjedisit, si dhe zhvillimin socialo-ekonomik të tij. Kompania ka mbështetur hera herës organizata jo-fitimprurëse, institucione,  apo komunitete dhe individë, gjithnjë në mbështetje për të mirën e përbashkët.

Suporte financiare janë bërë gjithashtu për rikonstruksione dhe ndërtime shkollash publike, çerdhe, spitale, apo rrugëve dytësore, të cilat kanë patur një impakt pozitiv të drejtpërdrejtë për banorët e zonave ku AlbStar operon.

Ndër politikat e përherëshme të  kompanisë  ka qënë dhe punësimi i banorëve ku AlbStar ushtron aktivitetet e saj, duke ndikuar kështu në rritjen e punësimit dhe standartit të jetës së banorëve të këtyre zonave.

RESPEKTI NDAJ MJEDISIT

Për AlbStar, menaxhimi dhe respekti ndaj mjedisit është më tepër se përputhja me kërkesat ligjore.

Ne menaxhojmë ndikimet mjedisore përgjatë gjithë gamës së aktiviteteve tona, si një kompani që ka një përgjegjësi të lartë në aspektet dhe ndikimet mjedisore.

Departamenti i Mjedisit është gjithnjë për të ofruar mbështetje për minimizimin e ndikimeve mjedisore dhe për të lehtësuar përmirësimin e vazhdueshëm të performancës mjedisore në të gjitha kompanitë e Grupit AlbStar.

SIGURIA NË PUNË

Objektivi dhe ambicia jonë kryesore është “Zero Aksidente”.

Kompania është e angazhuar për shëndetin dhe sigurinë në çdo aspekt të punës së sajë.

Shëndeti dhe siguria janë fusha me më tepër prioritet për ne, të cilat përfshijnë një mjedis të mirë pune, një vend pune të sigurt për punonjësit tanë, si dhe një shëndet më të mirë për të gjithë grupet e interesit në të gjithë zinxhirin e vlerave tona.

Ne punojmë sistematikisht për të eliminuar aksidentet në mënyrë që të bëjmë realitet vizionin tonë për “zero aksidente” dhe për të krijuar një kulturë e një mjedis të sigurtë në të cilin të gjithë respektojnë rregullat e sigurisë, reagojnë dhe veprojnë për të parandaluar kushte të pasigurta në mjedisin e punës duke respektuar kolegët dhe komunitetit ku punojmë.