Ne punojmë të angazhuar me objektivën për të zvogëluar sa më shumë ndikimet mjedisore nga aktivitetet që ne zhvillojmë dhe me fokusin për të përmirësuar zgjidhjet tona inxhinierike për qëndrueshmëri mjedisore. AlbStar tregon ndjeshmëri duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e komunitetit lokal, mbrojtjen e mjedisit, si dhe zhvillimin socialo-ekonomik të tij. Kompania ka mbështetur hera herës organizata jo-fitimprurëse, institucione, apo komunitete dhe individë, gjithnjë në mbështetje për të mirën e përbashkët.
Suporte financiare janë bërë gjithashtu për rikonstruksione dhe ndërtime shkollash publike, çerdhe, spitale, apo rrugëve dytësore, të cilat kanë patur një impakt pozitiv të drejtpërdrejtë për banorët e zonave ku AlbStar operon.
Ndër politikat e përherëshme të kompanisë ka qënë dhe punësimi i banorëve ku AlbStar ushtron aktivitetet e saj, duke ndikuar kështu në rritjen e punësimit dhe standartit të jetës së banorëve të këtyre zonave.