Ndërtime Civile,
Infrastrukturë,
Ndërtime Industriale,
Ndërtime Industriale,
Në Vazhdim,
AlbStar Ltd, është themeluar në vitin 1995 në Fier, ku ende vazhdon të ushtrojë aktivitetet e saj kryesore.
Rritja e kërkesave të tregut për shërbime inxhinierike dhe ndërtim, pati një ndikim të menjëhershëm në kompani, e cila u pasua nga hapja e zyrave të reja në Tiranë.
Prej vitit 2009, AlbStar ka zgjeruar aktivitetin e sajë edhe në vendet e tjera të rajonit si Kosovë dhe Malin e Zi, në zbatimin e disa projekteve mjaft të rëndësishme të financuara nga Banka Gjermane e Investimeve në sistemin e ujësjellës kanalizimeve.
Me standarte bashkëkohore që janë një dëshmi e angazhimit tonë në lidhje me komunitetin dhe ambientin, të cilat përbejnë një avantazh te dukshëm konkurrues në cilësinë dhe mbrojtjen e këtij të fundit.
Prestigjozja Gjermane “Die Welt” publikon artikull mbi investimet e financuara nga KfW në sistemin e ujësjellës kanalizimeve dhe Kompanisë Norvegjeze STATKRAFT mbi energjinë e rinovueshme në Shqipëri, ku ndër të tjera përmenden disa projekteve të finalizuara nga AlbStar, të cilat kanë patur një impakt mjaft pozitiv në mjedis dhe ndikuar në rritjen e cilësisë së turizmit në vend duke e kthyer atë në një destinacion europian turistik..
Nënshkrimi i kontratës me Royal Dutch Shell mbi zgjerimin e Sheshit të pus shpimit për kërkimin e naftës dhe të gazit Shpirag 2.
Nënshkruhet kontrata me SPIECAPAG ENTREPOSE lider në botë në ndërtimin e linjave të naftës dhe gazit për ndërtimin e rrugëve të aksesit, urave, mbrojtjet nga fenomenet dhe rreziqet gjeologjike natyrore, në funksion të Projektit Gazsjellsit Trans Adriatik TAP.