KUSH JEMI NE!

  • image
  • image
AlbStar është një kompani lider në Shqipëri, në sektorin e ndërtimeve civile dhe industriale.

E themeluar në vitin 1995, me më tepër se 20 vite eksperiencë, AlbStar është një ndër kompanitë më të mëdha në Shqipëri, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh inxhinierike si:

★ Projektim dhe zbatim të ndërtimeve civile dhe industriale e vepra energjitike.
★ Sisteme të furnizimit me ujë të pijshëm, Sisteme ujësjellës e kanalizimesh.
★ Infrastrukturë, rrjete rrugore urbane e interurbane, dhe rrjete inxhinierike nëntokësore.
★ Punime Mbrojtje mjedisore, sikurse impiantet për trajtimin e ujërave të përdorura, impiante ekologjike, landfille.

Prej vitit 2009, AlbStar ka zgjeruar aktivitetin e sajë edhe në vendet e tjera të rajonit si Kosovë dhe Malin e Zi, në zbatimin e disa projekteve mjaft të rëndësishme të financuara nga Banka Gjermane e Investimeve në sistemin e ujësjellës kanalizimeve. Strategjia e suksesit të kompanisë ka konsistuar në investimet e vazhdueshme inxhinierike dhe teknike, të kapaciteteve njerëzore, përmirësimit të teknologjisë dhe cilësisë së punimeve, duke garantuar gjithmonë standarte të nivelit Europian dhe performancë ekselente gjatë implementimit të projekteve.

Angazhim Maksimal

Ne punojmë të angazhuar me objektivën për të zvogëluar sa më shumë ndikimet mjedisore nga aktivitetet që ne zhvillojmë dhe me fokusin për të përmirësuar zgjidhjet tona inxhinierike për qëndrueshmëri mjedisore.

Respekti ndaj Mjedisit

AlbStar tregon ndjeshmëri duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e komunitetit lokal, mbrojtjen e mjedisit, si dhe zhvillimin socialo-ekonomik të tij.

Suport I Pandalur

Suporte financiare janë bërë gjithashtu për rikonstruksione dhe ndërtime shkollash publike, çerdhe, spitale, apo rrugëve dytësore, të cilat kanë patur një impakt pozitiv të drejtpërdrejtë për banorët e zonave ku AlbStar operon.

NE NDËRTOJMË NË MËNYRË PROFESIONALE DHE TË ZGJUAR

DIZAJN DHE NDËRTIM
95%
INTERIOR DHE EXTERIOR
75%
NDËRTIME INDUSTRIALE DHE CIVILE
85%

STANDARTET TONA

Certifikata ISO 9001
Certifikata ISO 50001
Certifikata 14001
Certifikata 45001
Certifikata 27001 : 2003
Certifikata ISO 39001