Projektet e financuara nga KfW kanë qënë disa kontrata të njëpasnjëshme punimet e të cilave kanë konsistuar në ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujësjellësit në disa qytete të ndryshme të Kosovës si Pejë, Prizren, Prishtinë përfshirë edhe punimet për projektin e Mitrovicës.
- Rehabilitimi i Ujësjellsit të Pejës, Instog dhe Klina.
- Rehabilitimi i sistemit të ujësjellësit në Pejë dhe Prizren Lot 1, 2 & 3.
- Ndërtimi i Sistemit të ujësjellës kanalizimeve Prishtina II-Kosovë.
- Rehabilimi dhe instalimi i impiantit të ri për trajtimin e ujit të pijshëm në Badovc, për sistemin e ujësjellësit në Prishtinë. .
- Suport teknik dhe institucional për sistemin e ujësjellësit Mitrovicë.
- Rehabilitimi i ujësjellsit të qytetit të Prizrenit 28 km tuba polietileni me diametër DN 32 – DN 315.
- Vendosja në funksion e impiantit të ri të trajtimit të ujit të pijshëm në Badovc, mbulon më tepër se 40% të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Prishtinës.