• image
  • image
  • image

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Materialet e përdoruara për tubat HDPE, rakorderitë HDPE, rakorderi gize, ajrues, saraçineska komandimi, janë furnizuar konform standarteve EN dhe DIN dhe sipas teknologjive bashkëkohore nga prodhues Europianë. Saldimet për tubat dhe rakorderitë e ujësjellësit janë kryer me elektrofuzion nga saldatorë të çertifikuar sipas standartit EN 13067:2013.

Rrjeti i Ujësjellësit në qytetin e Fierit, Levanit dhe disa fshatrave:

  • Rehabilitim i Rrjetit të ujësjellësit sekondar me tubacione HDPE me diametër deri në DN 225mm.
  • Rehabilitim i Rrjetit të ujësjellësit primar me tubacione HDPE me diametër deri në DN 315mm.
  • Lidhje e konsumatorëve me tubacione me diametër 20-63mm. Instalim i kutive të matësave për konsumatorët.
  • Rikthim në gjëndje të mëparëshme i rrugëve dhe sipërfaqeve të tjera të prekura nga projekti.
  • Implementimi i programit SCADA për leximet në DMA (District metering areas).
    Ndërtim i dy rezervuareve uji të pijshëm me kapacitet 500 m3 dhe 200 m3, përfshirë punime ndërtimi, mekanike, elektrike.

Sistemi i kanalizimeve në qytetin e Fierit:

  • Rehabilitim i rrjetit të kanalizimeve kryesore duke përdorur tubacion të brinjëzuar HDPE SN 8 DN/ID 300-800 mm, puseta PE dhe PP me DN / ID 1000-1500mm.
  • Rehabilitim dhe pastrim i kolektorit kryesor DN 2000mm.