Ndërtimi i Strukturave Metalike dhe Instalimi i Tubacioneve të Çelikut për Petroliferën Italo- Shqipëtare Vlorë, PIA – Financuar nga ACMAR
AlbStar ka realizuar ndërtimin e strukturave metalike dhe instalimin e tubacioneve të çelikut. Në këtë projekt kompleks janë kryer punimet e saldimimit dhe montimit e rreth 30 000 metër linear tubacione nën presion me diameter mesatar 150 mm, 25 000 kg konstruksione metalike për estakadat e tubacioneve.
Eshtë realizuar montimi i të gjitha makinerive e pajisjeve, valvolave ndërprerëse e rregulluese. Përgatitja e të gjitha pilotatave tubore për portin detar, me diametër nga 0.4 m deri në 1 metër dhe gjatësi 33 metra, prej çeliku special. Sadimet dhe testimet janë kryer sipas standarteve ndërkombetare, API. Punimet për këtë projekt u realizuan me sukses brenda një afati kohor prej 20 muajsh.