Stadiumi Kombëtar

Rreth projektit

Projektimi, Prishja, Financimi dhe Ndërtimi i Kompleksit te ri të Stadiumit Kombëtar

Data e fillimit: 26.09.2016
Data e përfundimit: në vazhdim

Projekti është konceptuar nga studio e njohur arkitekturore në Itali, Archea Associated drejtuar nga arkitekti me famë botërore Marco Casamonti. Kompleksi i ri i Stadiumit Kombëtar konsiston në ndertimin e një hapësire moderne konceptuar jo vetëm për zhvillimin e lojërave sportive por edhe të aktiviteteve të ndryshme social kulturore. Stadiumi i ri do të jetë një stadium i kategorisë IV, çka e bën atë te jetë një ndër stadiumet më modern jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

Projekti është një nga veprat arkitekturore dhe inxhinierike më komplekse të ndërtuara vitet e fundit në Shqipëri dhe përfshin rreth 200 000 m3 punime dherash, 75 000 m3 punime betoni,  13 000 ton punime hekuri dhe mbi 6000 ton punime struktura celiku.

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 22000 vendesh dhe të gjitha tribunat e spektatorëve do të jenë totalisht të mbuluara.