Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve në Tivat dhe Herceg Novi, Mali i Zi

Rreth projektit

Projektet Mali i Zi

  • Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve Bregdeti i Adriatikut II-III Tivat, Mali i Zi
  • Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve Bregdeti i Adriatikut III, Herceg Novi, Mali i Zi

Financuar nga: KfW

Në këto projekte janë realizuar punime për ndërtimin e stacioneve të pompave, në bregdet në thellësi deri në 10 metra, instalime të linjave të ujësjellësit e kanalizimeve, me gravitet dhe nënpersion, me materiale të ndyshme si polietileni, GRP, gizës të diametrave të ndryshme deri DN 1000mm, dhe me thellësi mbi 6m.

Impenjimi dhe përfshirja e kompanisë në punimet mbi sistemet e ujësjellës kanalizimeve në  qytetet e Tivatit dhe Herceg Novi, ka mundësuar realizimin dhe përfundimin e këtyre projekteve të rëndësishme për Bregdetin Adriatik të Malit të Zi. Specifikë të veçantë kanë patur punimet në formacione shkëmbore, punimet nën det, apo punimet në zonat e banuara me rrugë të ngushta dhe me intersektime të rrjeteve të ndryshme.

Punimet në terrene bregdetare me formacione shkëmbore, në zona të banuara apo punimet në det me ndihmën e polumbarëve janë realizuar me sukses përgjatë gjatë implementimit të këtyre projekteve të veçantë.