Rehabilitimi i Hekurudhës Kombëtare Ballsh – Fier

hekurudha-3

Përshkrimi i Projektit

Faza e parë e punimeve për projektin e hekurudhës kombëtare Ballsh-Fier-Vlorë konsistoi në ndërtimin e 34 km të linjës ekzistuese hekurudhore Fier-Vlorë, duke përfshirë ndërtimin e një linje të re hekurudhore 2.5 km për rafinerinë e Fierit. Pjesë e projektit ka përfshirë edhe ndërtimin e linjave për 3 stacione hekurudhore, Fier, Levan dhe Novoselë, duke përfshirë rikonstruksionin e 26 kalimeve hekurudhore.

Kjo fazë e punës ka konsistuar në përmirësimin e sistemit ekzistues të transportit hekurudhor, i amortizuar gjatë dy dekadave të fundit. Punimet përfundimtare u kryen me një makinë të posaçme nivelimi, e cila mbante të gjithë sjelljen e linjës brenda parametrave të projektit si në aks ashtu edhe në kuotë.

Fazat e ardhshme të këtij investimi pritet të kenë një qasje pozitive dhe zhvillimore ndaj sistemeve hekurudhore vendase, gjë që do të rrisë cilësinë e shërbimit për të përmbushur kërkesat e tregut për këtë lloj transporti në dekadat e ardhshme.

Rikonfigurimi i plotë i rrjetit ekzistues hekurudhor shumë të degraduar për të mundësuar zgjidhje inxhinierike efikase, në funksion të problemeve të hasura gjatë zbatimit të projektit.

hekurudha-3 (1)
hekurudha-2
hekurudha-1