Ndërtimi i Rrugëve të aksesit për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik

Rreth projektit

Periudha: Gusht 2017- në vazhdim

Financuesi:  Spiecapag Transadriatica 

Projekti:

Ndërtimi i Rrugëve të aksesit për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik, Shqipëri

Projektim dhe ndërtim i rrugëve të aksesit 101 km
– 51 km rrugë çakull të pashtruara
– 50 km rrugë të shtruara me asfalt

Aktiviteti kryesor i kësaj kontrate, projektimi dhe ndërtimi i rrugëve të aksesit për ndërtimin e gazsjellesit TAP në gjithë territorrin që përshkron kjo linjë ndarë ne 4 blloqe kryesore:

  1. Blloku Korçe (Bilisht, Korçe, Vithkuq)
  2. Blloku Çorovodë (Potom, Çorovodë, Therepele)
  3. Bllogu Poliçan (Poliçan, Urë Vajgurore)
  4. Blloku Fier (Roskovec, Fier, Seman)

Një nga elementet kryesore të kësaj kontrate, ka qënë rëndësia e kushtuar ndaj mbrojtjes së Mjedisit, trajtimi i vend depozitimeve të materialit të dalë nga proceset e gërmimeve, si dhe trajtimi i rrugëve të përfunduara me elemente shtesë që përshpejtojnë rigjelbërimin e zonës.

Sfidat në Projekt:

Vlen për tu përmendur koha e shtrënguar që kanë pasur implementimi i këtyre projekteve, si dhe vështirësia e terreneve malore të zonave Korçë, Çorovodë dhe Poliçan.

Gjatë gjithë punimeve, vemendje e veçantë dhe prioritet ka qene sigurimi teknik gjatë zbatimit të punimeve duke ruajtur standartet më të larta ndërkombëtare, si dhe respektimin e rregulloreve strikte te kompanisë sipas standarteve të sigurisë së trafikut rrugor.

Projektimi dhe ndërtimi i rrugëve konform gjithë standarteve të projektimit dhe zbatimit të shtetit Shqipetar, si dhe ato të përdorura në BE.