Rrjeti kryesor i kanalizimeve dhe Impianti i trajtimit të ujërave Korçë

Rreth projektit

Rrjeti kryesor i kanalizimeve dhe Impianti i trajtimit të ujërave të përdorura në qytetin e Korçës Faza III-IV

Data e Fillimit: 2008
Data e përfundimit: 2014
Financuar nga: KfW

Përfshin ndërtimin e rrjetit kryesor të kanalizimeve dhe kolektorit drejt Impiantit të trajtimit, si dhe të ndërtimit të impiantit të ujrave të përdorura parashikuar si 1 fazë investimi me kapacitet të plotë.

Ndërtimi i këtij Impianti ka patur një impakt të drejtpërdrejtë në mbrojtjen mjedisore të zonës së Korçës.

Disa prej punimeve kryesore të impiantit konsistojnë në volume gërmimesh mbi 100.000 m3 në funksion të ndërtimit të vaskave të trajtimit, ajrimit dhe mbledhjes së llumrave. Ndërtime të Stacioneve të pompave të cilat bejnë të mundur dërgimin dhe trajtimin në impiant të gjithë prurjeve të mbledhura nëpërmjet rrjetit të ri të kanalizimeve të ndërtuar në këto faza.

Plotësimi i infrastrukturës rrugore, ujë të pijshëm, rrjetin anti zjarr, rrjeti elektrik, drenazhim të zonës ku është instaluar ky impiant.

Përsa i përket sistemit të kanalizimeve ai ka qenë kompleks dhe ka përfshirë ndërtim të rrjetit kryesor me diametra deri 1000mm, përfshirë pusetat, struktura tepërplotese, sistemim ujëra të bardha, lidhje me abonentet, etj.

Rehabilitim total i infrastrukturës rrugore, asfaltim dhe vendosje kalldrëmesh me gur natyral të zonës.

Sfidat në këtë projekt:

Organizimi i punimeve dhe kushtet atmsferike të vështira, sidomos në muajt e dimrit me klimë kontinentale me ndikim në ecuri sidomos në strukturat betonarme, punimet me dherat etj duke programuar dhe angazhuar makineri e personelin e duhur sipas nevojave për arritjen e objektivave.

Ndërthurrja e punimeve me investimet e tjera duke realizuar në kohë të shkurtër segmente si në unaza etj duke u pasuar me investime të tjera në infrastrukture rrugore.

Interferenca me punimet në intersektimet me akset kryesore rrugore nëpërmjet shpimeve (nënkalimeve) pa patur asnjë ndikim në trafikun normal të automjeteve. Punime në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të përdorur në lagjet e vjetra të qytetit me rrugët e ngushta e me kalldrëm dhe mirëmbjatja e qemereve ekzistues.

Puseta inspektimi me material polimeresh duke realizuar një rrejt sa më të pastrueshëm dhe me standart izolimi të gjithë elementeve të përdorur për këtë sistem.

Punime në impiantin e trajtimit me klasa betoni të larta dhe me element të rezistencave të larta ndaj sulfateve dhe ujërave agresive.