Autostrada Unaza e Re – Mullet

Rreth projektit

Ndërtimi i autostradës  Unaza e Re – Mullet, Loti 1

Data e fillimit: 06.01.2011

Data e Përfundimit: 28.12.2012

Autoriteti kontraktor: Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve

Ndërtimi i segmentit në hyrje të kryeqytetit, në një trase plotësisht të re, shoqëruar me sistemimin e përroit dhe skarpatave dhe lidhjet me infrastrukturën e zones, duke i dhënë asaj zhvillim të mëtejshëm. Në funksion prej 2012-2013 si rruga me e gjerë në vend, me 4 korsi në secilin drejtim, ku njëra prej tyre është korsi emergjence e dedikuar, me ndarësa trafiku shoqëruar me brez të gjelbër si qendror dhe anësore, duke krijuar hyrje për kryeqytetin të standardeve europiane.

Sfidat në Projekt:

Ndërtimi i veprave të artit me aplikime të teknologjive bashkëkohore, për realizimin e strukturave betonarme monolite, si dhe ndërhyrjeve të ndryshme gjeoteknike, struktura mbajtëse sa më afër mjedisit duke përdorur elementë dekorative natyrale si guri apo bimësia.