Projekti: Rikonstruksioni dhe restaurimi i 68 godinave në Qëndrën Historike Vlorë
Data e fillimit: 15.11.2017
Data e përfundimit: 31.08.2019
Qëllimi i këtij projekti ka qënë restaurimi, rehabilitimi i 68 godinave tradicionale të trashëgimisë kulturore në Qëndrën Historike Vlorë, ku 22 prej tyre janë monumente kulture të kategorisë së parë.
Proceset e punës në këtë projekt kanë qënë prishja e elementeve të degraduar të objekteve, përforcimi strukturor i tyre, rindërtimi e restaurimi i fasadave dhe çative të objekteve, duke ruajtur të gjithë elementet arkitektonik tradicional.
Fokusi parësorë i punës tonë ka qënë transformimi i çdo elementi të objekteve, të cilët kishin pësuar ndërhyrje gjatë kohës dhe njëhsimi me gjurmët e gjetura gjatë proceseve të punimeve restauruese, duke mbrojtur vlerat arkitektonike dhe stilin neoklasik të tyre.
Restaurimi i kësaj zone që mbart vlera historike mjaft të rëndësishme për qytetin e Vlorës, do të rijetësojë çdo detaj të trashëgimisë kulturorë në qendrën kryesore të periudhës së Rilindjes dhe Panvarësisë tonë Kombëtare.