Data e Fillimit: Dhjetor, 2018
Data e Përfundimit: Maj, 2019
Projekti konsiston në sistemimin e lumit Gjanica për ta rikthyer në karakterin e tij natyror, konceptimin e një sheshi qendror, përmiresimin e fasadave te qytetit dhe të kinoteatrit.
Gjithashtu projekti synon të lehtësojë hapësirat publike dhe aksesimin e drejtëpërdrejtë me lumin, rikonstruksionin e urës me harqe dhe urës me shkallë ndërtimin e një ure të re. Ndërtimi i parkimit nëntokësor në Sheshin “Nënë Tereza”, minisheshet dhe akseset me parkun qendror apo shtimi i gjelbërimit kryesisht përgjatë brigjeve të lumit e përgjatë rrugëve, do të sjellë ripërtëritjen urbane të qëndrës së qytetetit të Fierit, duke i dhënë atij një imazh krejt tjetër, mundësi zhvillimi ekonomik dhe kulturor të mëtejshëm dhe më e rëndsishmja një rikthim të kësaj zone për banorët e qytetit.
Sfidat gjatë implementimit të Projektit:
Ndërhyrja sistemimi dhe rehabilitimi i Lumit Gjanica në kushte tërësisht të disfavorshme klimatike, ka qënë një ndër sfidat kryesore gjatë zbatimit të projektit. Sfidë tjetër në këtë projekt tepër kompleks, është dhe finalizimi i suskseshëm i tij në afate kohore të reduktuara, me objektivin për përfundimin e punimeve brenda fundit të vitit 2019.