Mbrojtja mjedisore e Liqenit të Ohrit

Rreth projektit

Mbrojtja mjedisore e Liqenit të Ohrit–Ujësjellsi dhe Sistemi i kanalizimeve Pogradec Faza e I, II, III.     

Data e Fillimit: 2005

Data e Përfundimit: 2015

Projekti i Mbrojtjes Mjedisore të Liqenit të Ohrit është realizuar dhe përfunduar me sukses.

Zhvilluar në disa faza të njëpasnjëshme duke filluar me ujësjellësin e qytetit prej vitit 2005 dhe fazat I-III me kanalizime, 2 fazat në impianti i trajtimit, plotësim ujësjellës fashtrat përreth qytetit

Projekti për kanalizimet përbehej nga tre faza të cilat në kompleks konsistuan në rritjen e masave të mbrojtjes për minimizimin e ndotjes në liqenin e Ohrit nga kanalizimet e qytetit të Pogradecit dhe të fshatrave përreth.

Projekti përbëhej nga ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura faza e parë me kolektorin kryesor dhe stacionin e pompave 1 Maji. Faza e dytë konsistoi në rritjen e kapacitetit trajtues të impiantit dhe trajtimin kimik produktit final duke futur në system dhe stacionin e pompave Bucimas, Gurras dhe shkarkimin e ujërave drejt impiantit dhe finalizimi i ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve në qytet dhe fshatrat përreth.

Ky projekt ka marrë masat në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të fshatrave dhe minimizimin e informalitetit në përdorim duke realizuar edhe lidhjet me banesat, montimin e matesave të ujit, disa stacione të pompave të ujit të pijshëm dhe rezervuaret.

Sfidat e Projektit:

Përballja me vështirësitë si ato me nivelin e lartë të ujrave sidomos në zonat breg liqenore, punime në thellësi dhe zona të ngushta, formacione gjeologjike nga ranore deri në shkëmbore të forta, janë realizuar në kohë me angazhimin e pajisjeve e makinerive të duhura dhe personelit të kualifikuar.

Rëndësi për të theksuar është vendosja e sistemit të monitorimit dhe kontrollit SCADA të gjithë rrjetit të kanalizimeve dhe investimit me të fundit të impianit të trajtimit, sikurse dhe e plotësimit të elementeve me të fundit të ujësjellsit dhe rritja e kapcaiteteve dhe zëvendësimi ne pajisjet ekzistuese.

Investimet e financuara nga KfW, së bashku me punën e përkushtuar të AlbStar kanë patur ndikim të menjëhershëm duke ndikuar pozitivisht jo vetëm në mbrojtjen mjedisore të liqenit të Ohrit por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës të banorëve të zonës dhe rritjen e turizmit në këtë zonë.