Landfillin e ri Maliq

Rreth projektit

Menaxhimi i mbeturinave të ngurta në juglindje të Shqipërisë

Punimet e ndërtimit për Landfillin e ri në Maliq 

Financuar nga: KfW

Data e Fillimit: 26.08.2015

Data e përfundimit: 25.05.2017

Landfilli ndodhet pranë Maliq dhe do të mbulojë të gjithë menaxhimin e mbetjeve të rajonit të Korçës për rreth 25 vjet.

Një pjesë e rëndësishme e punimeve të ndërtimit  janë shtresat e landfillit me një sipërfaqe totale prej 40,000 m2, duke përfshirë një trashësi prej 60 cm të shtresave kompakte të argjilës, gjeo-membranës, gjeotekstilit dhe zhavorrit për dreanzh.

Landfilli i Maliqit është i pari në vend me sistem teknologjik impianti REVERSE OSMOSIS. Impianti ka një kapacitet trajtimi përfaërsisht 100 m3 mbetje në ditë dhe plotëson të gjithë parametrat e standarteve europiane të shkarkimit.

Pas 3-4 viteve të operimit të këtij lanfilli, gazi natyror i gjeneruar prej tij do të mblidhet dhe trajtohet me impiantin BIOGAS deri në zgjidhjen përfundimtare të landfillit të mbuluar në të ardhmen.