Hekuradha Nacionale

Rreth projektit

Rehabilitimi i hekurudhës nacionale Ballsh – Fier -Vlorë

Data e Fillimit: 12 Dhjetor 2016

Data e Përfundimit: 31 Janar 2019

Faza e parë e punimeve për projektin e hekurudhës nacionale Ballsh -Fier-Vlorë ka konsistuar në punimet e 34 km të linjës hekurudhore ekzistuese Fier –Vlorë, përfshirë ndërtimin e linjës së re hekurudhore prej 2.5 km për rafinerinë e Fierit. Pjesë e projektit kanë qënë edhe ndërtimi i linjave për 3 stacione hekurudhore, të Fierit, Levanit si dhe Novoselës, përfshirë rindërtimin e 26 ndërueseve hekurudhore.

Kjo fazë punimesh ka konsistuar në përmirësimin e sistemin e të transportit hekurudhor ekzistues, të amortizuar përgjatë dy dekadave të fundit. Punimet përfundimtare janë kryer me një makineri speciale niveimi e cila ka realizuar sjelljen e të gjithë linjës brenda parametrave të projektit si në aks ashtu edhe në kuotë.

Fazat vijuese të këtij investimi parashikohen të kënë një qasje pozitive dhe zhvilluese, për sistemet hekurudhore vendase, të cilat do të rrisin cilësinë e shërbimit në funksion të kërkesave të tregut për ketë lloj transporti në dekadat e ardhshme.

Sfidat në këtë projekt:

Rikonjicoioni i plotë i rrjetit hekurudhor ekzistues tejet të amortizuar për të mundëusar zgjidhje inxhinierike efikase, në funksion të problematikave të hasura gjatë implementimit të projektit.