Devolli Hydropower

Rreth projektit

Ndërtimi i rrugëve zëvendesuese dhe urave – Banja – Seksioni 3A Projekt i Devolli Hydropower

Financuar nga Kompania Norvegjeze STATKRAFT AS     

Data e fillimit 29.12.2014 

Data e përfundimit 23.09.2016

Projekti konsiston në ndërtimin e rrugës së re, e cila fillon pranë hidrocentralit të Banjës dhe përfundon në Gramsh me një gjatësi totale prej 10 km. Projekti financohet nga kompania Norvegjeze STATKRAFT AS, e cila ka një marrëveshje konçesionare me Qeverinë Shqipëtare për ndërtimin e operimin e hidrocentralit të Devollit.

Punimet konsistuan në ndërtimin e trases së re me rreth 1.500.000m3 gërmime dhe 150.000m3 mbushje, 32.000m2 mbrojtje skarpate, rreth 15.000 ton asphalt.

Ndërtimi i njëmbëdhjetë urave me gjatësi totale 1550ml, me konstruksione metalike dhe konstruksione beton arme, mund të themi se ka qenë një sfidë e Kompanisë e arritur me mjaft sukses, ndër të cilat vlen të përmendim urën mbi përroin e Kacivelit të klasifikuar si ura e dytë në Shqipëri, për nga madhësia e saj.

Një tjetër sfidë e kompanisë ka qënë afati i punimeve i cili është kryer në një periudhë rekord prej 18 muajsh dhe me zero incidente për të cilën AlbStar është vlerësuar dhe me çmimin më të mirë për 2017 nga STATKRAFT.