AlbStar është një kompani lider në Shqipëri, në sektorin e ndërtimeve civile dhe industriale.
E themeluar në vitin 1995, me më tepër se 20 vite eksperiencë, AlbStar është një ndër kompanitë më të spikatura në Shqipëri, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh inxhinierike si:
Prej vitit 2009, AlbStar ka zgjeruar aktivitetin e sajë edhe në vendet e tjera të rajonit si Kosovë dhe Malin e Zi, në zbatimin e disa projekteve mjaft të rëndësishme të financuara nga Banka Gjermane e Investimeve në sistemin e ujësjellës kanalizimeve.
Strategjia e suksesit të kompanisë ka konsistuar në investimet e vazhdueshme inxhinierike dhe teknike, të kapaciteteve njerëzore, përmirësimit të teknologjisë dhe cilësisë së punimeve, duke garantuar gjithmonë standarte të nivelit Europian dhe performancë ekselente gjatë implementimit të projekteve.
Profesionalizmi është përparësia jonë kryesore, nga ekzekutimi teknik i projekteve deri në zgjidhje inxhinierike eficiente dhe ekonomike duke qëndruar kurdoherë një partner solid për kërkesat dhe angazhimet e mara ndaj klientëve.